http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kundërshtaret e Bashes janë bashkuar ne nje lëvizje, e cila zyrtarisht tashme quhet Lëvizje per Ringritjen e Partisë Demokratike. Sot ne orën 19.00 ne Durrës, kjo lëvizje nis turin e takimeve me demokratet per te diskutuar dy çështje; Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe Si mund të bashkohet e te ringrihet sa më shpejt ajo.Por kjo lëvizje e mbështetur nga dy peticione te anëtareve te PD ne Korçe dhe ne Vlore është shoqëruar me debate te ashpra brenda PD. Zyrtarisht, degët e PD ne Korçe dhe Vlore jane distancuar nga peticionet, duke deklaruar se nje pjese firmetareve, nuk kane pasur dijeni per përmbajtjen. Per me tepër, dega e Vlorës ka pretenduar qe mes firmetareve është edhe nje person i vdekur; qëndrim ky qe ka sjelle reagimin e ashpër te Lëvizjes per Ringritjen e PD.Levizja ka sqaruar se personi qe ka firmosur është anëtarësuar ne vitin 2014 ne PD dhe është gjalle, duke akuzuar se anëtarë te kryesisë se PD ne Vlore, kane kërcënuar demokratet qe kane mbështetur peticionin.Pas këtyre përplasjeve, ka reaguar edhe ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila ne nje postim ne rrjetet sociale ka sulmuar Lulzim Bashen, si njeriu qe po përbuz demokratet, duke e akuzuar se po fsheh listat e anetaresise.?Nje gjë harron Basha ne këtë mes: Partia Demokratike nuk është lista sekrete e anetaresise qe menaxhon Basha. Partia Demokratike janë demokratet me shpirt qe kane bere historinë, demokratet qe ne Vlore e mbajtën gjalle PD-ne edhe ne kushtet e terrorit dhe qe i njeh si te tille gjithe Vlora. Mos i përbuzni ata! Anetaresine ne PD ata e kane fituar vete, me mundin dhe sakrificën, me privacionet dhe gjakun qe kane derdhur per PD. Nuk ua hiqni dot as me lista te trukuara e sekrete, as me përbuzje e përçarje?.Peticioni i demokrateve behet ne emër te PD-se dhe per mbrojtjen e saj nga rrënimi. Peticioni nuk mbulohet me shpifje, tallje ose përbuzje. Lëvizja per Ringritjen e PD po mbledh firmat e nevojshme per te thirrur Këshillin Kombëtar si forumi per te diskutuar situatën ne PD dhe te ardhmen e kësaj force politike.