http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e pavarësisë ka veshur kuq e zi edhe shume qytete te vendit. Ne Lezhe përfaqësues te pushtetit vendor, veterane e qytetare janë mbledhur pranë Obeliskut te Besëlidhjes për ceremoninë e ngritjes se flamurit. Me pas, qytetaret ndoqën koncertin me këngë kushtuar pavarësisë. 28 nëntori ne Korçe ka nisur me ritualin e bekimit te flamurit ne katedralen e qytetit ne nje meshe te veçante. Ceremonia është kthyer ne tradite qe me bekimin e pare te mbajtur ne 1912. Aktiviteti ka vijuar ne sheshin kryesor, ku u vendosen kurora me lule pranë Monumentit Luftëtari Kombëtar. Edhe ne Elbasan, nuk kane munguar festimet per pavarësinë. Bashkia ka organizuar nje ceremoni mirënjohje ndaj atyre qe ngritën flamurin 103 vjet më parë. Ajo qe ra ne sy ishte festimi i ndare mes opozitës dhe drejtuesve vendorë. Përfaqësues te Partisë Demokratike vendosen ne fillim kurora me lule pranë bustit te Aqif Pashes e me pas u drejtuan për ne varrezat e dëshmoreve. Festimeve kuq e zi i është bashkuar edhe Berati. Përfaqësues te politikes veteran e qytetare u mblodhën ne qendrën e qytetit e me pas kane vendosur kurora me lule pranë Monumentit Dëshmoret e Lirisë.