http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzistonte dikush që ëndrrat e tij sapo zgjohej nga gjumi i skiconte, edhe pse fragmentet e pabesive që na shqetësojnë për shumë nga ne janë të vështira për t?i kujtuar. Por jo për një gjeni si Federico Fellini, kolosin e kinematografisë italiane dhe botërore.Skicat e tij që i shndërroi në imazh filmik dhe kostumet e përdorura në filma që kineastët në të gjithë boten i quajnë ekzemplare, kanë mbërritur në qendrën për hapjen dhe dialog në kryeministri. PIRO MILKANI KINEAST Vepra e Felinit sot shihet si ylli polar ku të gjithë orientohen, dhe njohin gjuhën e fantazistit që ndryshoi dhe vendosi një lojë të re në kinema, nga e cila nuk shpëtoi as Shqipëria por as vendet me kinematë më të fuqishme.PIRO MILKANI KINEAST Për regjisorin Gentian Koci sikundër Fellini ka nevojë të rikujtohet në hapësirat kulturore, është urgjente të njihen dhe regjisorët shqiptarë. GENTIAN KOCI REGJISORFederco Fellini pas filmit të dytë rrëmbeu çmimin prestigjos Oscar, që i çeli rrugën edhe katër të tjerëve. Ekspozita me thesaret e tij më të çmuara do të qëndrojë e hapur për një muaj në Cod.