Kujtohet masakra e Borovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të flas sot për atë çka Gjermania naziste bëri ndaj banorëve të fshatit Borovë në Ersekë, 71 vjet më parë, nuk ka qenë e lehtë për ambasadorin Hoffman. Por përpara familjarëve të viktimave të masakrës së 6 korrikut kreu i diplomacisë gjermane në Shqipëri ka kërkuar fjalët e duhura për të kërkuar ndjesë. Për ambasadorin tashmë shikimi duhet të drejtohet tek e ardhmja. Sipas tij e kaluara e vështirë duhet të shërbejë për të ndërtuar Europën, rrugën drejt së cilës e ka nisur edhe Shqipëria.Në korrikun e vitit 1943 trupat e ushtrisë gjermane, pasi u sulmuan nga partizanët në fshatin Barmash, u tërhoqën në Borovë ku masakruan me bajoneta 107 burra, gra e fëmijë që ndodheshin në fshat, duke regjistruar një prej masakrave më të mëdha në vend. Për këtë deputetja socialiste Arta Dade ka premtuar se do të bëhen përpjekjet maksimale që Borova të marrë statusin e fshatit martir në rrafshin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form