http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkujtimi i 625-vjetorit te betejës se aleateve ballkanas kundër pushtuesve osmane ne fushe Kosove, është shoqëruar me incident mes vete serbeve.
Te mbledhur ne Gazimestan, ne Kosove, ne te ashtuquajturën dite e Vidovdanit, disa prej serbeve e kane quajtur tradhtar presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç, i cili ishte i pranishëm ne ceremoni. Sipas raportimeve, ata e kane akuzuar per tradhti presidentin.
"Ti je tradhtar, e ke shitur kosovën. Nuk e duam BE-në, duam Rusinë dhe Kosovën", thuhet te jene shprehur disa prej te pranishmeve. Ndërsa Nikoliç u është përgjigjur se nese nuk do te ishte per te, serbet nuk do te ishin fare te pranishëm as ne këtë ceremoni. Qindra serbe te veriut te Kosovës, por edhe nga Republika e Serbisë u mblodhën ne Fushe Kosove, nen masa te rrepta sigurie nga ana e policisë se Kosovës, për te përkujtuar betejën e vitit 1389 kundër osmaneve. Ne këtë ceremoni mori pjese edhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç si dhe disa ministra tjerë të qeverisë. 625 vjet me pare, ne Fushe Kosove, forcat e aleateve ballkanas u mposht nga ushtria osmane. Ne këtë beteje, mbeti i vrare edhe Sulltani Murati i pare, nga shqiptari Millosh Kopili. Pavarësisht disfatës ne këtë beteje, serbet e kujtojnë ate çdo vit, si përpjekjen me te madhe per qëndrese ndaj pushtuesve osmane.