Tomasova: Përjashtoni të korruptuarit nga drejtësia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ambasadorja ceke Bronislava Tomasova i është bashkuar apelit te vazhdueshëm te diplomateve Romana Vlahutin e Donald Lu per përjashtimin e te korruptuarve nga sistemi i drejtësisë. Gjate një tryeze te posaçme te zhvilluar ne Shkodër, ajo tha se reforma në drejtësi është kusht për hapjen e negociatave per anëtarësimin ne BE.?Reforma ne drejtësi është çelësi kryesor i hapjes se negociatave me Shqipërinë per anëtarësimin ne Bashkimin Evropian. Megjithatë miratimi i një reforme te tille nuk është vetëm per te përmbushur nje kërkese te Bashkimit Evropian. Qëllimi është ndërtimi i nje sistemi drejtësie, ku nuk do te ketë ndërhyrje politike. Një sistem ku nuk do te ketë vend per prokurore dhe gjykatës te korruptuar e jo profesioniste. Qëllimi është qe qytetaret shqiptare dhe investitorët e huaj te fitojnë besim ne sistemin e drejtësisë, dhe ku drejtësia te luaje rolin e saj te vërtete ne Shqipëri?.Sipas ambasadores Tomasova per shkak te sistemit jo funksional te drejtësisë, vendi ka humbur shume dhe kjo reforme duhet finalizohet sa me shpejt. Ne ketë tryeze eksperte te njohur te gjyqësorit kane shprehur pikëpamjet e tyre mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese, e cila parashikon nje transformim te sistemit te drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form