Massimo Gaiani per azilkërkuesit dhe të korruptuarit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria duhet të analizojë dhe trajtojë me kujdes të veçantë çështjen e kërkesave të larta për azil në vendet Shengen, kryesisht Gjermaninë, pasi një vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, nuk mund t?i lejojë vetes të jetë në një pozicion të tillë. Apeli vjen nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, në një intervistë për Vizion Plus. Diplomati thekson se megjithatë, nuk mendon se Shqipëria rrezikon një rikthim të regjimit të vizave.?Nuk besoj se per momentin ekziston një rrezik konkret, por sigurisht është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Shqipërisë i është njohur statusi i vendit kandidat, çka do të thotë respektim i një minimumi rregullash, i një bashkëjetese qytetare, i demokracisë, i të drejtave të njeriut, përndryshe nuk do të ishte njohur ky status. Statusi i vendit kandidat bie ndesh, pra nuk përputhet me kërkesat për azil në masë, sikundër ka ndodhur kohë më parë.?Gaiani foli edhe për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si ndërhyrjen më të rëndësishme dhe të domosdoshme që duhet të realizojë qeveria, edhe në bashkëpunim me opozitën, ndërsa duke përmendur shembullin italian ai theksoi se në një sistem gjyqësor funksional dhe të pavarur një klasë e tërë politike mund të asgjësohej. Ai thekson se ende në Shqipëri, nuk kemi zyrtarë të lartë apo funksionarë që dënohen për korrupsion.?Funksionimi i drejtë i sektorit të drejtësisë bazohet në një sërë elementësh, sikurse efikasiteti i drejtësisë, funksionimi i aparatit hetimor, por kemi dhe aspekte të rëndësishme si ajo e bindjes. Pra, nëse dikush ndjen rrezikun e ndalimit apo të përndjekjes, atëherë është e qartë se do të priret të njehsojë veprimtarinë e tij në perputhje me normat dhe ligjet. Ndoshta ky aspekt ka munguar disi këto vitet e fundit në Shqiperi. Italia ka një sistem institucional shumë të ngjashëm me atë shqiptar e sigurisht mund të merret si shembull. Në këtë aspekt, sistemi ynë ka funksionuar duke mos parë në sy askënd. Jo rastësisht, tek ne, në një periudhë të caktuar historike, një klasë e tërë politike u asgjësua, jo thjesht si pasojë e vendimeve politike, por si rezultat i hetimeve gjyqësore. Pra, tek ne kjo qe e mundur, ndaj dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, të punojmë bashkë me shqiptarët.?Kryediplomati italian foli edhe për një sërë çështjesh të tjera, përfshirë zgjedhjet dhe procesin e munguar të dekriminalizimit, si edhe bashkëpunimit mes dy vendeve, kryesisht në sektorin ekonomik dhe efektet e krizës greke në Shqipëri e në Ballkan.

Share This Video


Download

  
Report form