http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Propozimet e qeverisë për rritjen e disa taksave në fillim të vitit 2016-të, kanë bërë që ministria e Financave të tërhiqet nga varianti fillestar. Edhe pse ka dërguar për diskutim te bizneset paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ku propozohet rritja e akcizës së birrës që prodhohet në vend me 11% dhe ulja për atë që vjen nga importi me 14%, zv/ministrja Irena Beqiraj tha se ky ndryshim do të bëhet pasi të jetë diskutuar me biznesin dhe se qeveria nuk do të pranojë rritjen e kostove për sipërmarrësit shqiptarë. Biznesi ka qënë kritik edhe me aksionin e qeverisë për vendosjen e kasave fiskale. Sipas tyre, qeveria nuk duhet të vinte këtë rregull për të gjithë kategoritë e tregtarëve, ndërkohë që nga ana tjetër ata po përballen me mungesë të këtyre pajisjeve nga kompanitë që i ofrojnë. Por përpara se të bëjë të gjithë këto ndryshime, qeveria shqiptare duhet që fillimisht të bjerë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Nisma për uljen e TVSH-së është kundërshtuar nga ky mision, ndërkohë që në çdo vizitë të tij, ai ka rekomanduar rritje të taksave, ku kryesisht duhet të preken mallrat që janë subjekt i akcizës.