http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavaresisht apelit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj Kosoves per heqje te menjehershme te takses per produktet serbe Kryeministri Albin Kurti, kembengul se reciprociteti eshte zgjidhja e vetme.ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVESReciprociteti do të ndodhë, sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur. ashtu siç jemi dhe jemi shpallur. Reciprociteti është vlerë barazie, pasi të jetë masë kundërvënie. Ne duhet të ndihmojmë biznesin vendës në mënyrë që të rritët punësimi dhe zhvillimi.Shefi i ekzekutivit ne aktivitetin e organizuar nga dhoma e biznesit të Kosovës tha se duhet të largohen të gjitha barrierat tregtare si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut.ALBIN KURTIKRYEMINISTER I KOSOVESMe Shqipërinë do të donim të kishim më shumë bashkëveprim. Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekt. Ka anomali të shumta në marrëdhëniet tona. Me Maqedoninë e Veriut, po ashtu kemi pengesa.Kryeministri shtoi se Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFT-as.