Kinezet kërkojnë 99 vjet Spitallen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në orën 10.00 Ministria e Ekonomisë mbylli procedurat për tenderin e zonës së lirë ekonomike të Spitallës në Durrës. Dy kompanitë që shprehën interes për të investuar në sipërfaqen prej 22 hektarësh për një periudhë 99-vjeçare ishin Zhejiang Haiteng Investment & Bejing Dongrun Tongbaoi Technology nga Kina dhe firma italiane Rendur 4. Gjatë leximit të ofertave, ishte kompania kineze që ra më shumë në sy me dosjen e saj. Investimi që ajo kërkon të bëjë në Shqipëri kap vlerën e 1.5 miliard dollarëve për 9 vjet ku synon të hapë 90 mijë vende pune. Interesi i saj është që të investojë në industri përpunuese të lehtë dhe të mesme. Ndërsa kompania italiane ende nuk ka bërë një ofertë financiare për vlerën e investimit. Tenderi ndërkombëtar për herë të parë do të bëhet në bazë të nivelit të pikëve të klasifikimit, ku përparësi do të ketë madhësia e investimit, numri i vendeve të punës që do të hapen dhe ndikimi në mjedis. Pas 30 ditësh Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë do të shpallë fituesin. Investitori në këtë zonë do të ketë lehtësi fiskale, pasi do të përfitojë ulje me 50% të tatim fitimit dhe heqje të sigurimeve shoqërore për 1 nga 3 punonjës. Pas Spitallës, qeveria do të japë me koncesion edhe zonën e Koplikut dhe Vlorës.

Share This Video


Download

  
Report form