http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miliona qytetarë kinezë festuan këtë të premte ardhjen e Vitit të Ri. Ajo që solli magjinë , ishte shfaqja spektakolare e fishekzjarrëve dhe fenerëve, të cilët simbolizojnë shëndetin dhe të ardhmen e begatë.
Këtë vit, miliona qytetarë kinezë që ndodheshin larg vendit të tyre, festuan dhe ndoqën shfaqjen e fshishekzjarreve nga SHBA deri në Sidney të australisë.
Viti i Ri kinez bazohet në kalendarin hënor, ndaj dhe ai festohet në data të ndryshme çdo vit. Për 2018-ën, Viti i Ri kinez ra më 16 shkurt.
Sipas ciklit kinez 12-vjeçar të zodiakut të kafshëve, ky është viti i Qenit.
Astrologjia aziatike përcakton se viti i lindjes dhe kafsha që ky vit përfaqëson, vendos tiparet e personalitetit.
Çdokush i lindur në këtë vit, do të jetë serioz, I komunikueshëm dhe I përgjegjshëm në detyrat që merr përsipër.
Festimet shumëngjyrëshe që bëhën në Kinë për vitin e ri, njihen gjithashtu si "Festivali i Pranverës". Në Kinën moderne, kjo është festa më e rëndësishme tradicionale në kalendar. Ajo zgjat 7 ditë.