http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Porti i Shëngjinit mund të jetë një pikë e rëndësishme për investimet kineze në Shqipëri. Gjatë vizitës së një delegacioni të ministrisë së tregtisë së Kinës në këtë portë detare të vendit, qeveritarët kinezë janë njohur me kapacitetin aktual dhe mundesitë e zhvillimit të tij. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit Europian në Ministrinë e Tregtisë së Kinës Xu Xiaofeng ka deklaruar se projekti i qeverisë shqiptare për zhvillimin e portit të Shëngjinit do ti prezantohet qeverisë dhe investitorëve kinezë, për të parë mundësitë e investimeve këtu. Europorti Shëngjin, sipas Drejtorit të Portit, Gjovalin Tusha, është një objektiv tepër serioz. Ndërsa për zëvendësministren e ekonomisë Brunilda Paskali, interesi kinez për këtë port është pjesë e protokollit të marrëveshjes ekonomike të firmosur mes dy qeverive tona. Delegacioni kinez ka parë nga afër edhe zonën ku synohet të ndërtohet porti i ri i Shëngjinit, projekt që e kthen këtë portë detare në një ndër më të rëndësishmet e Detit Mesdhe. Qeveria e mëparshme shqiptare ka propozuar që Porti i Shëngjinit ti jepej në përdorim Kosovës për shkak se ky vend nuk ka dalje në det, por kjo ide mbeti vetëm e tillë dhe asnjëherë nuk pati projekte dhe iniciativa të qarta nga dy qeveritë respektive.