http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje tjeter zone e kryeqytetit po i nënshtrohet investimeve te bashkisë. Lagjet periferike te Selitës do te kene te njëjtat standarde ne infrastrukture me pjesën tjetër te Tiranës. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, inspektuan punimet per rikualifikimin e kësaj zone qe do t?i shërbejë mbi 6 mije banoreve. Kryetari i bashkise deklaroi se ndryshe nga viti i pare i punës ku investimet u përqendruan ne qendër, ne këtë vit te dyte, fokusi i tij do te jene lagjet periferike dhe zonat rurale.