http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri aksionet e policisë rrugore për përdorimin e alkoolit fillojnë dhe në mëngjes e kjo për të vetmen arsye se ka dhe nga ata drejtues që zgjohen me një teke raki. E abuzimi me alkoolin bëhet dhe nga drejtuesit e transportit urban, por edhe furgonat e nxënësve, të cilët u kontrolluan këtë të enjte nga policia rrugore. Sipas drejtuesve të qarkullimit, kontrollet janë të shpeshta pas fillimit të vitit të ri shkollor. Deri më tani policia ka testuar për pije alkoolike me shume se 250 drejtues mjetesh te transportit urban dhe nxënësve. Nga të dhënat e deritanishme janë arrestuar tre drejtues të transportit urban për abuzim me pijet alkoolike si dhe 40 shoferë të furgonëve që transportojnë mbi kapacitetet e lejuara nxënësit.