Kufizime për shoferët e rinj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish duke mos kursyer as adoleshentët.Për të frenuar sadopak këtë fenomen, deputeti i mazhorancës Arben Pëllumbi pritet të depozitojë një propozim ligjor, i cili prek të gjithë ata drejtues mjetesh të moshës 18 deri në 22 vjeç. Synimi është që këta shofer të rinj të kenë kufizime jo vetëm në përdorimin e mjeteve më fuqi të lartë motorike, por jo vetëm. Kufizimet do të jenë edhe në shpejtësinë me të cilin do të udhëtojnë.Meqenëse këta të rinj që sapo marrin patentë nuk janë ende të pjekur mjaftueshëm për të perceptuar rrezikun që i vjen nga shpejtësia, unë mendoj që të bëjmë një kufizim në makinat që ato do të duhet të përdorin. Psh një 18 apo 20 vjeçar nuk duhet të drejtojë një makinë me fuqi të lartë motorike, e cila ka dhe shpejtësi më të madhe. Nga ana tjetër nëse rruga ka shpejtësinë e lejuar 90 km orë, këta shoferë do të duhet të ecin me 70 km.-thotë Pëllumbi.Është menduar që këto kufizime do ti bëhen të ditur drejtuesit të makinës që në momentin që pajiset me patentë.Sipas deputetit, kufizime të tilla zbatohen edhe në vende të tjera të europës të cilat përshtaten sipas problematikave të shtetit. Nisma e deputetit pritet të zyrtarizohet në kuvend në ditët në vijim dhe parashikon ndërhyrje në Kodin Rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form