http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga janari i vitit që vjen policia rrugore, do të aplikojë gjoba progresive për drejtuesit e mjeteve. Sipas draftit, i cili po përgatitet nga Ministria e Brendshme, çdo drejtues i cili shkel për herë të parë një kategori të caktuar të rregullave të qarkullimit, duke përjashtuar tejkalimin e shpejtësisë dhe shkeljen e semaforit, do të këshillohet. Kjo masë do të regjistrohet automatikisht në sallën operative të policisë rrugore. Nëse bëhet përsëritës, ai do të gjobitet ndërsa funksionon krejt e kundërta për ata drejtues mjetesh të cilët kanë historik të gjatë gjobash. Sipas projektit, nëse je një drejtues i vjetër automjeti dhe ke një numër të lartë gjobash atëherë dhe masat do të jenë të larta, të cilat do të aplikohen të klasifikuara për përdoruesit e rrugës në varësi të makinave që ata përdorin apo llojit të shkeljes që ata bëjnë. Dikush që ka muaj me siguracion të skaduar do të gjobitet, por nëse siguracioni ka pak ditë që ka skaduar, atëherë salla operative duke parë dhe historikun e shkeljeve do të këshillojë drejtuesin. Sipas Ministrisë së Brendshme, projekti do të aplikohet në të gjithë Shqipërinë ku patrullat e Policisë Rrugore do të pajisen me kamerat e trupit. Deri më tani, ka rreth 8 shërbime me kamera në rrugët e kryeqytetit ndërkohë që gjobat progresive do të integrohen në sistemin E-Gjoba.