Kontrolle për drogë në Dukagjin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shtetit zhvilloi një operacion të gjere në Dukagjin, për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike. Malësia e kësaj zone njihet prej vitesh si më të frekuentuarat nga trafikantet për mbjelljen e hashashit. Monitorimi u krye nga toka e ajri e madje kontrolle u kryen edhe ne zonën bregdetare të Velipojës, ku shpesh ngarkesat me marihuane kalohen me skaf drejt Italisë. Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune, u asgjësuan rreth 900 rrënjë kanabis në luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit. Sipas policisë së shtetit, këto aksione po kryhen për zbuluar edhe magazinimin e lëndëve narkotike në stane ose në vende të thella malore. Në operacion u angazhuar forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore si edhe Policia Kufitare e Delta Forcë. Gjatë operacionit të Dukagjinit ishte në terren edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Aksioni antikanabis sipas policisë, do të vijojë deri në kontrollin e plotë të territorit.

Share This Video


Download

  
Report form