“Reformat shkak për azilin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka reforma pa kosto shoqërore. Për zv/ministrin e Jashtëm Selim Belortaja, arsyet që detyrojnë shqiptarët të kërkojnë azil janë të ndryshme, ku njëra prej tyre lidhet me reformat e forta të qeverise, të cilat prodhojnë kosto afatshkurtra siç është edhe fenomeni i ikjes se njerëzve. Në rolin e opozitarit, demokrati Aldo Bumçi, akuzoi qeverinë se përveç thellimit të varfërisë në vend, nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve shqiptarë. Por, Shqipëria nuk është vend që prodhon azilkërkues. Vala e refugjateve sirianë me shumë gjasa mund të prekë vendin tonë.?Me ardhjen e dimrit Shqipëria mund të përballet me një fluks refugjatësh. Ndoshta në javët e ardhshme?.Në raportimin para Komisionit Parlamentar të Jashtëm, ku kamerat u detyruan të pozicionoheshin pas një gardhi të vendosur rishtazi, numri dy i Ministrisë së Jashtme, tha se qeveria shqiptare ka hartuar një plan emergjence.?Nuk mund të rrinim në kushtet e befasisë, por të merrnim masa. Është hartuar një plan emergjence ku përfshihen aspekte të logjistikës, ato financiare dhe të personelit. Qendrat pritesh parashikohen në vendosen në Jug dhe Juglindje të vendit?.Miliona refugjatë kryesisht nga Siria, por edhe nga vende të tjera si Afganistani dhe Iraku, i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian, i cili e konsideron këtë situatë si një ndër sfidat kryesore për tu zgjidhur.

Share This Video


Download

  
Report form