Celibashi për reformat në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka ngritur grupin e punës për reformën në drejtësi, pjesë e të cilit janë Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm, Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetë të majtë. Një ndër çështjet në diskutim, është mundësia e krijimit të një Gjykate Supreme, e cila do të përfshinte në Një, Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Akoma nuk ka qëndrim për shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë në një Gjykata Supreme. Është një grup i ngritur për reformën në drejtësi. Pas hartimit të dokumentit, do bëhet objekt i një diskutimi të gjerë", u shpreh ministri. I ftuar në emisionin "7 pa 5" në Vizion Plus, Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi deklaroi se problemi më i madh i sistemit të drejtësisë, nuk ishte kapja nga qeverisja e kaluar. Sistemi ishte i intimiduar nga mazhoranca e kaluar. Por jo ky problemi më i madh. Është një sistem klientelist dhe i korruptuar, që ma pas shfrytëzohet nga politika", tha Celibashi. Ministri i Shtetit konfirmoi gjithashtu edhe nismën për rikonceptimin e KQZ, nisur nga fakti që pas çdo procesi zgjedhor bëhen reforma dhe sërish proceset elektorale kontestohen.

Share This Video


Download

  
Report form