Masat e sigurisë për azilin në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Vlorës ka lënë ne burg drejtuesit e agjencisë turistike Agimi Travel dhe personat e tjere te përfshire ne skemën e mashtrimit te qindra qytetareve te cilëve u premtonin azilin politik ne Gjermani. Agim Mucaj, pronar i agjenise, Shezai Veliaj pronar i pikes transfertash te parave dhe Kastriot Hoxhaj drejtues i agjencisë turistike do te qëndrojnë ne burg deri ne përfundim te hetimeve. Ndërkohe per Denisa Mitro agjente e shitjes se biletave, si dhe Matilda Mazreku gjithashtu agjente e shitjes se biletave gjykata ka vendosur si mase sigurie detyrim paraqitje.Si drejtuesit e agjencisë ashtu edhe agjentet e shitjes se biletave e kane mohuar akuzen e organizimit te trafikut nëpërmjet agjencisë turistike. Skema e mashtrimit te qytetareve u zbardh pasi ne portin e Vlorës u dynden mjaft qytetare te cilëve u ishte premtuar mbërritja ne Gjermani. Policia dhe Prokuroria bllokuan per disa ore 12 autobusë te agjencisë dhe pas verifikimit rezultoi ase shume prej pasagjereve kishin paguar shuma te medha ne këmbim te azilit ne Gjermani.

Share This Video


Download

  
Report form