http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Larte i Shtetit paditi për dem financiar ne lidhje me çështjen e CEZ, ministrin e energjisë Gjiknuri dhe avokaten e shtetit Hicka; por për opozitën ka vetëm nje përgjegjës per marrëveshjen e arritur dhe ai është kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka dale para medias per te akuzuar liderin e maxhorances se po përpiqet te mbylle çdo rruge qe ben te mundur zbardhjen e te vërtetës.?Po të ishte për damianët e tij, tani që kjo çështje po rëndon shumë, ai do t?i kishte hedhur këta zëdhënës të paktit kriminal, si bagazhet e tepërta, e vetë do të shpëtonte. Madje, me gjasë do bënte dhe burrin e mirë, e do thoshte të bëhet drejtësi. Por se bën dot, sepse kjo vjedhje e shqiptarëve ka emrin e tij. Kjo megaaferë ka firmën e tij, vulën e tij. Çdo hetim do ta merrte me vete. Është zullum i madh, është mëkati më i madh financiar që i është bërë vendit. Damianët do flisnin, dhe në rrokullisjen e tyre marrin me vete dhe padronin. Drejtësia për këtë çështje është fundi i Edi Ramës. Dhe ai po bën gjithçka për të mbyllur drejtësinë.?Paloka ka denoncuar edhe standardet e dyfishta te qeverise Rama ne lidhje me institucionet e shtetit shqiptar; pasi shumica ka një vlerësim per Prokurorinë e nje tjetër qëndrim për KLSH.?Kur ne kërkojmë hetim ndërkombëtar, sepse në aferën e vjedhjes së 600 milionë eurove janë përfshirë kryeministri, kryetari i parlamentit, pra njerëzit më të pushtetshëm në vend para të cilëve Prokuroria jonë zor se do të qëndronte në këmbë, Edi Rama thotë se jemi vend sovran. Kemi institucionet tona thotë Edi Rama, dhe mbyll kështu një rrugë që të çon tek drejtësia. Kur vjen puna tek institucionet tona, meqë jemi vend sovran, nëse këto institucione guxojnë të bëjnë punën e tyre ato bëhen objekt sulmi skandaloz. Kontrolli i Lartë i Shtetit verifikoi dëmin që Edi Rama ka shkaktuar me marrëveshjen që bëri me firmën çeke, dhe shihni çfarë ndodh. Prej asaj dite KLSH është nën goditje të vazhdueshme prej kryeministrit.?E per te gjitha këto arsye Paloka ka përsëritur se opozita nuk tërhiqet nga hetimi ndërkombëtar, pavarësisht se maxhoranca po fshihet pas procedurave parlamentare per te mos futur ne kalendar draftin e PD.