http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur te rrezoje propozimin e socialistit Taulant Balla per shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median audiovizive. Nënkryetari i Komisionit te Medias Alfred Peza ka sqaruar se shumica ka vendosur te dëgjoje vërejtjet e faktorit ndërkombëtar; te OSBE, Bashkimit Europian dhe Këshillit te Evropës, te cilat ne nje zë deklaruan se shfuqizimi i nenit 62 cenon konkurrencën ne tregun mediatik, favorizon monopolet dhe dëmton pavarësinë e medias. Ky pozicionim i mazhorances gjeti mbështetjen e Partise Demokratike, e cila qe ne fillim ka dale kundër amendamentit Balla. 6 muaj me pare, deputeti socialist Taulant Balla depozitoi ne kuvend nje projekt-ligj ku kërkonte shfuqizimin e nenit 62 i cili rregullon çështjen e pronësisë ne media si dhe shpërndarjen e reklamave. Komisioni i Medias me konsensus vendosi t?i kërkoje mendim Bashkimit Europian, Këshillit te Evropës dhe OSBE per këtë propozim. Te tre organizmat dërguan opinionin e tyre ku kritikonin ashpër amendamentin Balla dhe kërkonin qe ai te mos pranohej si rrezik per lirinë e medias.