http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën për liri të 36-vjeçarit Durim Bami, i njohur si autori qe do te kryente atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.Relatori i çështjes, Ardian Nuni vendosi të lëre në fuqi kërkesën e organit të akuzës, ku i pandehuri do të qëndrojë me masën e sigurisë ?Arrest shtëpie?, deri në përfundim të hetimeve. Bami nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa avokati i tij Ilir Murati, theksoi se klienti ndodhet aktualisht në statusin e të dyshuarit dhe si i tillë duhet një masë sigurie më e lehtë.Durim Bami duhet të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi nuk ka ndryshim të rrethanave të hetimit, ku ai ishte një nga aktorët kryesorë afro 1 vit më parë të dosjes ?Doshi- Frroku?, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për kallëzim të rremë.