http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nënshtrimit të ekspertizës së laptopit dhe USB së deputetit Tom Doshi, ekspertët nuk kanë gjetur një video të dytë, e cila u pretendua nga Durim Bami. Të njëjtin fakt e përmendi dhe në vendimin e saj të zbardhur për masën e sigurimit të deputetit Doshi, Gjykata e Lartë. Në vendim thuhet se Durim Bami pretendon për një video të dytë të xhiruar në një banesë të deputetit Doshi në qytetin e Durrësit. Sipas Durim Bamit, në këtë video ai është detyruar nga deputetit nën kërcënimin e armës të deklarojë organizimin e vrasjes nga kryetari i Kuvendit. Por sipas gjykatës nga të gjitha provat e mbledhura dhe veprimet hetimore rezulton se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Pas deklarimeve të Durim Bamit se ekziston dhe një video e dytë ku deputeti e kërcënonte atë me armë policia sekuestroi disa pajisje elektronike në shtëpinë e Tom Doshit. Pas verifikimeve ekspertët nuk kanë mundur të gjejnë një video të dytë. Deputeti Tom Doshi aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa Durim Bami, atentatori i pretenduar prej Doshit si i paguar për të vrarë deputetin socialist dhe Mhill Fufin ndodhet në qeli.