Kontroll shtëpisë së Durim Bamit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forca të shumta policie kontrolluan mëngjesin e së premtes shtëpinë e Durim Bamit dhe bizneset që ai administron në Fushë Krujë. Nga kontrollet, mësohet se nuk janë gjetur armë apo municione madje as ndonjë provë që e implikon atë në planin e pretenduar për vrasjen e deputetëve Tom Doshi e Mhill Fufi.Të vetmet gjëra që kanë gjetur oficerët e policisë janë disa dokumente të shkruara me dorë. Mendohet se Bami jepte fajde dhe në këto dokumente mbante shënimet por edhe për këtë ai nuk mund të akuzohet penalisht pasi janë shënime pa firmë ose vula noteriale.Aktualisht 36-vjeçari nga fshati Zezë i Krujës është i ndaluar ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës së krimeve të rënda për masën e sigurimit. Nga ana tjetër, mësohet se policia ka marrë në pyetje dhe Rezin, personin e pretenduar prej Bamit si një nga porositësit e atentatit të deputetit. Nga deklarimet e marra, Rezart Skenderi mësohet te kete thene se nuk ka asnjë dijeni per komplotin e pretenduar prej deputetit, ndërkohë qe nuk e ka pare asnjëherë Durim Bamin. Per këtë, policia ka ushtruar kontrolle dhe ne shtëpinë e Fatjon dhe Rezart Skenderit, ndërkohë qe nuk ka gjetur asnjë te dhene e cila mund te kete vlere per hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form