http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej maxhoranca ka rrezuar dekretin e presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim aktin normativ për nëpunësin civil. Komisioni i Ligjeve ka diskutuar përreth dy orë dekretin e kreut të shtetit, duke skicuar të njëjtat pozicione që socialistët dhe demokratët i kanë shfaqur më herët në lidhje me shtyrjen me 6 muaj të efekteve të ligjit për nëpunësin civil. Debate ka degjeneruar edhe në fyerje personale mes anëtarëve të komisionit të Ligjeve. Përtej debatit president-maxhorancë për kushtetutshmërinë e aktit normativ për nëpunësin civil, fjalën e fundit pritet ta thotë gjykata Kushtetuese, e cila në 26 nëntor zhvillon seance e shqyrtimit të këtij akti pas ankimit të PD.