http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky avion i vogël tip Piper u ul në fshatin Gotull në afërsi të grykëderdhjes së Ishmit në zonën mes Laçit e Krujës, ndërsa sipas pilotit, ulja ishte e detyruar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje dhe nga informacionet e para mësohet se avioni drejtohej nga një pilot italian. Sapo policia mori njoftim, shkoi menjëherë në zonën ku ishte mjeti fluturues ndërsa 69-vjecari Guido Guidi tha se ai ishte ngritur nga Bari dhe kishte destinacion veriun e Italisë. Sipas deklarimeve të tij për shkak të kohës së bukur, ai vendosi të bëjë një fluturim mbi det. Në lartësinë 5 mijë këmbë, sipas 69-vjecarit, avioni i dha defekt e nga lartësia pa një tokë arë të punuar, të cilën e konsideroi si vendin më të përshtatshëm për t?u ulur. Gjatë manovrimit të uljes avioni është dëmtuar ne njërin krah, ndërsa vete piloti nuk pësoi lëndime. Sipas njoftimit zyrtar të policisë gjate kontrollit ne brendësi të avionit nuk është gjetur asgjë e dyshimte. Aktualisht Guido Guidi është rikthyer ne vendin e ngjarjes nga prokuroret e Krimeve te Renda qe kane marre ne duar çështjen. Më herët, deputeti i PD, Flamur Noka tha ne kuvend se avioni i rrezuar po transportonte nje sasi hashashi. Por dëshira e pilotit italian për të bërë një fluturim mbi bregdet nuk është bërë sipas rregullave. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil 69-vjecari nuk është pajisur me leje për të fluturuar mbi tokën shqiptare, madje në këtë institucion nuk është depozituar asnjë kërkesë. Sipas ligjit, leja aplikohet 48 ore përpara fluturimit e ne rastin konkret askush nuk ka kryer ketë procedure. Vizion Plus kontaktoi edhe me drejtues te Albakontroll, ata pohuan se ky avion ka fluturuar ne hapësirën ajrore shqiptare ne mënyre tërësisht informale. Nuk ka patur plan fluturimi, nuk ka kërkuar shërbim nga Albkontrolli, si dhe nuk ka patur sinjalizim ne ketë institucion se avioni ka patuar avari. Kjo shton edhe më shumë dyshimet mbi lëvizjet e pilotit, ndërsa pritet marrja në pyetje sërish e 69-vjecarit, i cili rezulton person me probleme edhe me drejtësinë në Itali. Guido Andrea Guidi më 23 tetor të vitit 2013 është akuzuar për korrupsion nga drejtësia Italiane dhe çështja ka pasur të bëjë sërish me avionin. Sëbashku me një tjetër person ata i kishin premtuar para një këshilltari të Prokurorisë për të përpiluar një dokument të falsifikuar, për një aksident ajror të ndodhur në Milano. Përplasja e një Avioni me një depo industriale përfundoi me një pilot të vdekur ndërsa 69-vjecari kërkonte të ndikonte te eksperti teknik në hartimin e raportit në favor të kompanisë ajrore.