Regjistër elektronik për armët e gjahut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 31

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse doni të pajiseni me armë, duhet të plotësoni disa kushte, ndërkohë që ligji i ri për armët parashikon që personat privatë të pajisen vetëm me armë gjahu. Armët e zjarrit janë vetëm në përdorim të shtetit. Edhe pse vazhdon të jetë në fuqi moratoriumi, i cili ndalon gjuetinë sipas ekspertëve, armët e gjahut janë mjaft të preferuara, ndërkohë që për marrjen e tyre vendos Komisioni i Policisë. Por nëse më parë marrja e armës ishte me librezë, tashmë të gjitha armët me leje në Republikën e Shqipërisë do të kenë regjistrin e tyre elektronik. I financuar nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 180 mijë dollarësh, në çdo komisariat do të instalohen programet për bazën e të dhënave. Krahas identifikimit të poseduesve në regjistrin elektronik të armëve parashikohet dhe futja e të dhënave mbi plumbat, ndërkohë që pjesë e regjistrit janë dhe armët e policisë, por edhe ato të shoqërive të ruajtjes fizike.

Share This Video


Download

  
Report form