PS, raport për numërimin elektronik - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 2

Realizimi i numërimit elektronik ne Fier po shkon drejt dështimit edhe pse ishte një prej dy risive me te mëdha te kodit zgjedhor, i mbrojtur me buje nga partitë politike vitin e kaluar. Pas testimit te pare te teknologjisë se ofruar nga kompania spanjolle "Indra" ne 13 prill, partia Socialiste kërkon kthimin tek numërimi i fletëve me dore, pasi është e paarsyeshme te përdoresh një teknologji, qe numëron 5 mije flete votimi për 8 ore. Sipas përfaqësuesit te PS ne KQZ Genc Gjoncaj, opozita ka paraqitur ne KQZ një raport ku konstatohen 30 defekte te procesit te numërimit elektronik, duke kërkuar nje testim te dyte te teknologjisë dhe ne rast, se përsëriten te njëjtat probleme, duhet hequr dore nga numërimi elektronik ne Fier. Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se se shpejti do te ketë një vendimmarrje për Fierin dhe ne rast se hiqet dore nga përdorimi i teknologjisë atëherë do te kalohet tek numërimi me dore, një vendim ky i cili merret me 4 vota. Pavarësisht vërejtjeve te Partisë Socialiste dështimi i numërimit elektronik është paracaktuar qe ne momentin e miratimit te fletes se votimit; pasi KQZ miratoi një model me 42 parti ndërkohe qe janë regjistruar 67 parti te cilat do te garojnë ne 23 qershor.

Implementation of electronic counting in Fier is going to failure even though it was one of two major innovations to the electoral code, spectacular protected from political parties last year. After first testing the technology offered by the Spanish company "Indra" on April 13, the Socialist party seeks return to counting ballots by hand, because it is unreasonable to use a technology that has 5 thousand ballots for 8 hours. According to representatives of the CEC SP Gjoncaj Genc, the opposition has presented a report to the CEC found 30 faulty electronic counting process, requiring a second test of the technology and in the event that repeated the same problems, have renounced the electronic counting Fier. Meanwhile, the Central Election Commission confirms that it will soon have a decision to Fier and if taken up the use of technology then will proceed to count by hand, a decision which deals with 4 votes. Despite warnings of failure Socialist Party electronic counting is predetermined at the time of approval of the ballot, as the CEC adopted a model with 42 parties were registered while 67 parties that will compete in 23 June.

Share This Video


Download

  
Report form