Hetimi për armët e krimit në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Laboratori shkencor po analizon disa prej armëve të gjetura në Lazarat, nga ku mendohet se janë qëlluar forcat e policisë. Burime pranë uniformave blu, thanë se nga verifikimet, ende nuk është gjetur arma e cila i mori jetën efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, por po bëhet ekspertimi i disa armëve të djegura të cilat u gjetën në dalje të fshatit, në afërsi të Malit të Sopotit. Bëhet fjalë për tre automatikë model 54 dhe dy pushkë që janë sekuestruar si provë materiale dhe që sipas hetuesve janë dëmtuar pasi janë djegur tërësisht. Kjo ka vështirësuar punën e ekspertëve, të cilët dyshojnë se autorët e krimit për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme që i lidh me vrasjen e efektivit, kanë vendosur që këto armë t?i djegin. Edhe pse është mjaft e vështirë, armët po i nënshtrohen ekspertizës për të parë nëse gjilpëra goditëse e kapsollës, korrespondon me gjurmët e lëna në gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Gjatë kontrollit të policisë, shumica e gëzhojave ishin të armëve automatike, por u sekuestruan dhe gëzhoja të kalibrit të rëndë. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se disa nga provat që ka siguruar Prokuroria, janë mbetjet e barutit në trupat e të dyshuarve kryesorë, ndërkohë që qelizat telefonike tregojnë se të paktën dy nga të arrestuarit Arbion Aliko dhe Bajram Boci kanë qenë në vendin nga ku mendohet se u qëllua Ibrahim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form