http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përgjigje pozitive e qeverise për asgjësimin e armeve kimike ne territorin shqiptar do te kishte pasur përfitimet e veta. Te paktën kështu mendon ambasadori Italian ne Tirane Masimo Gaiani ne një interviste për Vizion Plus, i cili njëherësh thotë se vendi i tij e respekton vendimin e marre tashme. "Besoj se do te kishte patur masa shoqëruese dhe natyrisht do te ishte vlerësuar shume pozitivisht kjo përpjekje dhe ky kontribut i dhëne nga Shqipëria. Mbështetje ne kuptimin e ndërmarrjes se disa nismave ne dobi te mjedisit dhe te gjendjes mjedisore ne Shqipëri. Kjo besoj se do te mund te realizohej konkretisht". Pavarësisht te gjitha Gaiani thotë se gatishmëria qe dëshmoi qeveria shqiptare do te vlerësohet pozitivisht. Këto dy çështje nuk lidhen drejtpërdrejt, por thjesht fakti qe Shqipëria beri këtë përpjekje, këtë kontribut apo qe u vu ne dispozicion, e bën atë një partner te respektuar ne brendësi te Bashkësisë Ndërkombëtare dhe do te ketë edhe pasoja pozitive, për te tjera çështje te hapura. Ne këtë interviste Ambasadori Italian ne Tirane flet edhe për vendimin e pritshëm te Këshillit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, skepticizmin e disa vendeve anëtare, si dhe mbështetjen e Italisë ne këtë proces.