Protestë para kryeministrisë për armët kimike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur nga sot një proteste e paralajmëruar te jete maratone, përpara kryeministrisë për te kundërshtuar asgjësimin e armeve kimike ne Shqipëri. Me akuza se vendi po shkon ne krim e vdekje, organizatoret kane bere apel qe ne ketë proteste te bashkohen te gjithë, kryesisht te rinjtë. Ajla një qytetare siriane që banon në Shqipëri, së bashku me vajzat e saj ka qenë e para që doli në këtë protestë për t'i kërkuar qeverisë sonë t'i thotë "jo" demontimit të armëve kimike. Më shumë se 200 qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë duke hedhur në disa raste edhe dyshime se marrëveshja është firmosur qe në 18 tetor. Të tjerë kanë kërkuar që qytetarët të shprehen me referendum nëse janë pro apo kundër futjes së armëve sirianë në vendin tonë. Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane reagimi qytetar duhet te jetë i madh kundër sjelljes së armeve në Shqipëri, për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë ne këtë proces, pasi në datën 17 nëntor mund të merret vendimi dhe nuk ka më kohë as për mbajtjen e një Referendumi.

Share This Video


Download

  
Report form