Debati mbi armët kimike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi qeveria shqiptare pranoi për herë të parë se Uashingtoni Zyrtar ka kontaktuar ekzekutivin shqiptar për çështjen e demontimit ne Shqipëri te armeve kimike te Sirisë, të parët që kanë reaguar janë përfaqësues te Aleances Kundër Importit të Plehrave. Blendi Kajsiu e cilëson situatën paradoksale, në kushtet kur Këshilli i Ministrave rrëzoi Importin e Plehrave jo te rrezikshme dhe po shqyrton mundësinë të behet mikpritëse e çmontimit te armëve kimike. Por a cenohet siguria e Shqipërisë në kushtet kur sipas Albert Rakipit, vendi ynë nuk ka kapacitetet dhe mundësitë për shkatërrimin e këtyre lëndëve, pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Ai shton se refuzimi i qeverise shqiptare, duhet te lidhet pikërisht me sigurinë. Ndërsa vendimi i qeverisë pritet te merret brenda 10 ditëve, përplasjet në vend, kanë ardhur dhe si pasoje e interpretimit te ligjit. Nëse në ligjin e rrezuar pak kohë më parë, ndalohet çdo lloj importi mbetjesh te rrezikshme, deputeti socialist Besnik Bare i kontaktuar nga Vizion Plus, thotë se neni 48 qëndron dhe për rastin ne fjale. Ai ka pohuar se qeveria nuk duhet të futet me në këtë situatë nga e cila sapo ka dalë. Por ministra në qeverinë Rama, i referohen një tjetër ligji, atij për zbatimin e konventës për ndalimin e zhvillimit, te prodhimit, magazinimit dhe shkatërrimit te armëve kimike, për te thëne se armët nuk konsiderohen "mbetje". Ne këto kushte mbetet të shikohet vendimi i qeverisë për këtë kërkese të SHBA. Vete ambasadori amerikan në vendin tonë, nuk ka pranuar të japë asnjë koment, i pyetur nga gazetaret gjatë një vizite në Bashkinë e Burrelit.

Share This Video


Download

  
Report form