http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit mohoi zërat se ne takimin mes Shqipërisë dhe Serbisë, do te kete tifozë te skuadrës kundërshtare, ndërsa do te jete vetëm nje grupim studentor si rezultat i marrëveshjes mes qeverise shqiptare dhe serbe. Ne nje konference për shtyp ne lidhje me masat e marra per këtë ndeshje, Ilir Shulku deklaroi se polica e shtetit dhe SHIK kane akses ne sistemin online te biletave dhe secili prej individëve qe ka blere nje te tille, do te kontrollohet per te mare aprovimin ose jo te ndjekjes ne stadium. Ideatori i dronit ne Beograd sipas Federatës Shqiptare, nuk do te lejohet te jete ne stadium. Drejtuesit e federatës bene te ditur se deri tani ka patur 100 mije kërkesa per te qene te pranishëm ne kete ndeshje, duke përfshire edhe drejtues te institucioneve kosovare apo maqedonase. Ne debatin e nxehte te zhdukjes se biletave ne treg, sipas Shulkut online jane shitur 20% te tyre. Ne takimin e 8 tetorit te vlefshëm per eliminatoret e evropianit ne stadiumin ?Elbasan Arena? do te jene tre oficere te sigurisë se UEFA-s si dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Evropiane te Futbollit Xhani Infantino.