Mustafa: Jo kompetenca ekzekutive për komunat serbe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkësia e komunave serbe në veri të vendit, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Mustafa tha se kjo çështje ka qenë objekt diskutimi edhe gjatë takimit të fundit që ka mbajtur me homologun Vuçiç ne Bruksel, nen ndërmjetësimin e zonjës Mongerini. ?Bashkësia e Komunave po vërtetohet se është ndër temat më të vështira. Delegacioni i Kosovës u tregua korrekt dhe konstruktiv, për të gjetur zgjidhje brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të vendit tonë. Në anën tjetër pala serbe ishte insistuese që asociacioni të kryejë disa punë të pushtetit qendror dhe atij lokal, kurse njerëzit që kryejnë këto punë të kenë cilësinë e punonjësve shtetërorë. Çdo zgjidhje e cila, pa marrë parasysh formën, do të krijonte në realitet asimetri pushtetesh jo vetëm që do të jetë e dëmshme për Kosovën por edhe për miqtë tanë që na kanë ndihmuar në ndërtimin demokratik dhe institucional, sepse do të prodhohej një sistem jofunksional dhe joperspektiv, i cili do të na shtyj që me dekada të merremi me vetveten?.Per te formuar bashkësinë e komunave serbe, Prishtina zyrtare ka kërkuar nga Beogradi shkrirjen e të ashtuquajturave struktura paralele qe ekzistojnë aktualisht në veri të Mitrovicës, me qëllim njohjne e tyre nga institucionet e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form