Platforma serbe për Kosovën - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Qeveria e Serbisë dhe Presidenti Nikoliç mbajnë një takim të përbashkët për miratimin e platformës së re për Kosovën.
Ky dokument përmban pesë pika, në të cilat e para është që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Vijimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është një tjetër pikë e kësaj platforme. Një nga çështjet më të debatueshme të saj, është statusi i serbëve të veriut të Kosovës. Në tekst propozohet krijimi i një entiteti të veçantë për këta banorë, i ngjashëm me modelin boshnjak. Më 11 janar, dokumenti do t'i kalojë për miratim Parlamentit. Kryeministri Daçiç do ta prezantojë atë gjatë raundit të radhës së bisedimeve me Thaçin në Bruksel, më 17 janar. Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, mediat kosovare ngulmojnë se edhe qeveria e Prishtinës ka një plan të ri për veriun. Sipas tyre, kryeministri Thaçi do të paraqesë në tryezën e Brukselit një ofertë ekonomike për qytetarët e veriut të Kosovës. Oferta, që përfshin krijimin e fondit për veriun në këmbim të ndalimit të financimit nga Serbia të strukturave të saj në veri, thuhet se është prezantuar muaj më parë te shtetet perëndimore.

Government of Serbia and President Nikolic hold a joint meeting for the adoption of a new platform for Kosovo.
This document contains five points, in which the first is that Serbia will never recognize Kosovo's independence. Continuation of dialogue between Pristina and Belgrade, is another point of this platform. One of its most controversial issues is the status of Serbs in northern Kosovo. The text proposed creating a separate entity for the residents, similar to the Bosnian model. On January 11, the document will be submitted for approval to Parliament. Prime Minister Dacic will present it during the next round of talks with Thaci in Brussels on January 17. Meanwhile, although there's nothing official, Kosovo media insist that the government in Pristina has a new plan to the north. According to them, Prime Minister Thaçi will present economic Brussels table an offer to the citizens of northern Kosovo. The offer, which includes the creation of a fund for the North in exchange for stopping Serbia funding structures in the north, reportedly introduced months ago to western states.

Share This Video


Download

  
Report form