http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tifozët serbe vijojnë te jene problematike dhe raciste te pandreqshëm, sidomos kur behet fjale për raportet ne Shqiptarët. Thirrjet e turpshme raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptareve të 14 tetorit të vitit të kaluar në stadiumin e Beogradit, janë përsëritur sërish edhe pse në minutash dhe intensitet me te vogël. Gjithçka ka ndodhur në takimin miqësor Serbi vs Azerbajxhan të luajtur në Nv Arena të Sent Poltenit në Austri, që u mbyll 4 me 1 në favor të përfaqësues ballkanase, sfide e transmetua ekskluzivisht në platformën Tring. Në këtë impiant të vogël kanë qenë të pranishëm rreth 2-3 mije tifozë serbe, e mes tyre dalloheshin qartë pas njërës porte huligane serbe të ngjashëm me shumë prej atyre që krijuan incidentet ne Beograd. Fillimisht u duk sikurse kjo sfide do të mbetej në kuadrin e një testi miqësor, sikurse edhe duhej të ndodhte por sinjalin e parë të skenave skandaloze, tifozët serbe do ta jepnin 10 minuta para mbylljes së parë kur gjyqtari austriak Harald Lekner ndërpreu takimin për pak sekonda pas një vale ofendimesh ndaj trajnerit kroat të Azerbajxhanit Robert Prozinecki. Por situata degjeneroi në minutën e 42 kur përgatit 1 minutë ultrasit serbe nisën të këndojnë në kor ? Vritini e thereni shqiptaret qe te mos ekzistojnë?. Gjyqtari i takimit ne kete rast nuk e ndërpreu takimin, por u vu re një shtim i forcave te sigurisë ne pistën e stadiumit, ndërsa pjesa e pare përfundoi pak sekonda para mbylljes së kohës së rregullt për të shmangur të tjera problematika. Kjo skene e turpshme e tifozëve serbe vjen në prag të dhënies së vendimit më 12 qershor nga gjykata e arbitrazhit sportive për takimin e ndërprerë të 14 tetor 2014 në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.