Bushati në BBC: Droni nga vëllai i Ramës, spekulim i mediave serbe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për BBC, i ka cilësuar spekulime të medieve serbe, akuzat se mjeti fluturues me hartën e trevave shqiptare gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor, është lëshuar nga vëllai i kryeministrit Rama. Ai tha se pala shqiptare shpreson se ato akuza të mos jenë edhe qëndrim i qeverisë serbe, teksa shprehu vullnetin për të bashkëpunuar nëse ka ndonjë indikacion se kush mund ta ketë hedhur dronin në qiellin e stadiumit.?Ato ishin thjesht spekulime të medias. Ne shpresojmë që ato të mos jenë të nxitura nga zyrtarët serbë, por të jenë thjesht akuza mediatike. Ne jemi më se të hapur që të bashkëpunojmë me autoritetet serbe nëse ka indikacione për këto akuza.?Bushati ritheksoi se qeveria shqiptare i ka dënuar aktet e dhunës në fushë.Sipas tij, për incidentet është përgjegjës vendi pritës.Bushati ritheksoi se qeveri shqiptare i ka dënuar aktet e dhunës në fushë.Sipas tij, për incidentet është përgjegjës vendi pritës.Ai shprehu vullnetin e qeverisë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.I pyetur për vizitën e planifikuar të Ramës, kryediplomati ynë tha se ajo do të zhvillohet javën e ardhshme, pasi për këtë kanë rënë dakord dy kryeministrat, gjatë një bisede telefonike që kanë pasur. Por ai tregoi, se dy krerët e qeverive, Rama dhe Vuçiç nuk kanë ndarë të njëjtin mendim për incidentin e 14 tetorit.Shefi i diplomacisë tonë, gjatë intervistës për rrjetin prestigjioz televiziv BBC, tha se mes Shqipërisë dhe Serbisë ka më shumë gjëra të përbashkëta se ndasi. Sipas tij, nga ngjarjet në fushën e blertë më 14 tetor, më shumë përfitoi UEFA, që do të marrë 200 mijë Euro nga gjobat e vëna për dy federatat e futbollit dhe se ky është një rast që tregon se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për projekte të mëdha.?Nëse do të tregohesha pak cinik do të thoja se vetëm UEFA përfitoi 200 mijë Euro nga ky konflikt mes dy ekipeve kombëtare të futbollit. Kështu që në një mënyrë ose një tjetër, ky është një mësim i mirë për dy vendet që të sheshojnë ndasitë e të bashkëpunojnë për projekte konkrete.? Duke u ndalur te çështja e integrimit evropian, Bushati tha se nuk ka më pyetje nëse Shqipëria dhe Ballkani do t?i bashkohet BE-së apo jo, por se çështja është kur do t?i bashkohen.

Share This Video


Download

  
Report form