Reagimet e mediave serbe për Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat ne Serbi i kane kushtuar nje vëmendje te veçante vizitës se kreut te qeverise Aleksandër Vuçiç ne Tirane, e para e një kryeministri serb ne vendin tone. Ato ndalen gjate ne këtë vizite dhe kryesisht ne mesazhet qe dy kryeministrat përcollën ne konferencën e përbashkët per shtyp pas takimit. Qëndrimi ndaj Kosovës ishte ne fokus te pasqyrimit te vizitës se Vuçiç. Rama dhe Vuçiç kane dallim dhe dallimi është Kosova shkruan B92, qe thekson se, ndonëse dy shefat e qeverive kane qëndrime te ndryshme, ata përcollën nje sinjal bashkëpunimi. Duke iu referuar Rames, agjencia thotë se pavarësisht disa dallimeve, angazhimi per paqen është i përbashkët. Vuçiç u shpreh se dy vendet kane marrëdhënie te mira dhe këto raporte janë te rëndësishme per Ballkanin Perëndimor. ?Tanjug? i referohet edhe deklaratës se Vuçiç se Kosova është territor serb, por se pavarësisht këtij qëndrimi Tirana dhe Beogradi duhet te bashkëpunojnë për zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve te infrastrukturës. Ndërsa Radio Televizioni Serb veçon deklaratën e kryeministrit Rama, se shqiptaret e serbet duhet te bejne atë qe kane bere gjermanet dhe francezet pas Luftës se Dyte Botërore, duke arritur nje bashkëjetese ne paqe. ?Danas? vlerëson angazhimin e dy kryeministrave per bashkëpunim ne te ardhmen dhe përshtypjet pozitive te shefit te qeverise serbe per mikpritjen e rezervuar ne Tirane.

Share This Video


Download

  
Report form