http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Turizmi dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se Belshi mund të vizitohet në verë, në vjeshtë dhe pa asnjë dyshim edhe në dimër. Një nga dëshmitë e gjalla që tregon se në Shqipëri nuk bëhet vetëm plazh, por ka turizëm malor, turizëm të aventurës që mund të shfrytëzohet në 12 muajt e vitit, jo vetëm në sezonin e verës."Jemi në Belsh, në Seferan për të disatën herë por sot me një qëllim krejt të vecantë pasi kompania e cila menaxhon këtë perlë të natyrës ka hapur një pikë informacioni, dy bujtina të reja dhe sic e shikoni këtu vazhdon në mënyrë intensive turizmi nga e gjithë shqipëria dhe dëshmojmë me këtë përpjekje që sa shumë potenciale ne kemi për të zgjeruar sezonin turistik, ofertën turistike nga ai i detit dhe i rërës për të dalë në zoënn e tokës në zonënë e atdheut të mesëm duke parë bukuri natyrore, duke parë potencial turistik por duke parë edhe njerëz të shkëlqyer që së bashku me pushtetin lokal, me kryetarin e bashkisë, kanë arritur të gjejnë një sinergji të përbashkët e cila i sjell këtij komuniteti shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqënie dhe padyshim shumë më tepër punësim".E veçanta është se në këtë zonë mund të zhvillohet agroturizmi, një nga prioritetet e qeverisë, me qëllim promovimin e produkteve bio, gatimeve tradicionale, por edhe për ta kthyer njeriun tek natyra, kodrat, malet, liqenet për te pasur ofertën e re turistike gjithëvjetore.Ndër të tjera ministri Klosi, është shprehur se në seferan mund të shijosh bukuritë e jashtëzakonshme të natyrës, të shijosh ushqimin tipik të zonës, të shërbyer në mënyre tradicionale. Mund të flesh ne bujtina, te organizosh nje dite te bukur permes guides, qe ofron sporte ne uje, kajak, kanoe, peshkim, por edhe shetitje me bicikleta, hapesire per barbekju dhe piknik.Gjithashtu ai ka veçuar 85 liqenet karstike te Belshit të cilët duhen të vizitohen veçanërisht turistët e huaj, vitet e fundit me transformimin qe i eshte bërë kesaj zonë me bukuri të jashtezakonshme natyrore, dhe ata nga Tirana dhe Durrësi.