http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekipe te posaçme te Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte do te mbikëqyrin zonat problematike te Lezhës. Ministria e Brendshme po planifikon edhe vendosjen permanente te FNSH-se ne këtë qark, pas konfliktit te armatosur per Lagunën e Patokut, ku u përfshi edhe deputeti Armando Prenga. Ministri Tahiri, bashke me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilluan një takim me strukturat e Lezhës për rritjen e sigurisë publike.?Ne mendojmë që ka vende për t?u përmirësuar puna, veçanërisht lidhur edhe me ngjarjet e fundit kriminale, dhe për këtë arsye kemi planifikuar dislokimin më të shpeshtë në mos permanent të FNSH, në zona të caktuara të Qarkut, aty ku harta e kriminalitetit është edhe më e lartë.?Tahiri tha se është thelbësore rritja e shërbimit te policisë ndaj qytetareve.?Mjafton t?ju them se nga 1 janari deri më sot, janë mbi 200 mijë telefonata në Policinë e Shtetit, shumë më shumë se 1 vit më parë, kjo do të thotë që qytetarët besojnë tek Policia e Shtetit. Janë mbi 25 mijë raportime në Komisariatin Dixhital, do të thotë që qytetarët besojnë akoma më shumë te Policia e Shtetit.?Ne përgjigje te interesimit te gazetareve ne lidhje me akuzat e bëra nga opozita, Tahiri mohoi qe ato te kenë pasoja ne punën e tij si Ministër i Brendshëm apo ne funksionimin e Policisë se Shtetit.