Grabitje në qendër të Lezhës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më pak se një minutë iu është dashur dy grabitësve nga Lezha për të kryer një vjedhje gjatë natës pranë dyqanit që tregtonte pajisje elektroshtëpiake. Të maskuar dhe me mjete të forta në duar ata, fillimisht thyen derën e jashtme të biznesit e më pas u futen brenda. Pamjet e kamerave te sigurisë tregojnë se hajdutet ishin te përgatitur: njëri mori celularësh te vendosur ne vitrinë, ndërsa tjetri rrëmbeu kasafortën, e cila ndodhej aty pranë. Më pas, grabitësit u largohen me shpejtësi, por duke mos shfaqur panik. Por, sipas pronarit të biznesit të vjedhur, grabitësit do të zhgënjehen pas hapjes së kasafortës pasi në të ka pasur një shumë modeste parash. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen brenda objektit dhe jashtë tij, për të bërë të mundur identifikimin e më pas prangosjen e keqbërësve.

Share This Video


Download

  
Report form