http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitës te maskuar si police kane mundur t?u rrëmbejnë dy te moshuarve 1.3 milionë leke te reja, 2 mije euro si dhe bizhu e sende te tjera me vlere. Grabitja ka ndodhur gjate natës ne fshatin Kallmet te Lezhës. Një makine policie me feneline i është afruar banesës se familjes Gega ku gjendeshin vetëm dy te moshuarit duke përdorur tekniken e një kontrolli te befasishëm. Te zotet e shtëpisë nuk kane bere asnjë lloj rezistence. Pasi kane marre paratë dhe sendet me vlere grabitësit qe mendohet te kenë qene gjithsej 5 janë larguar te pashqetesur. Kur kane konstatuar mungesën e parave çifti Gega ka kuptuar se nuk behej fjale për nje kontroll policor. Bashkëshortet kane njoftuar policinë e Lezhës. Forca te shumta kane mbërritur ne Kallmet, por pa mundur te gjejnë dot asnjë gjurme te autoreve te grabitjes. Fëmijët e familjes Gega jetojnë prej vitesh ne emigracion dhe mesa duket ky fakt është shfrytëzuar nga grabitësit. Grabitjet e banesave me armë dhe maska janë kthyer në tmerrin e banorëve të Lezhës,ndërsa policia për 4 rastet e fundit ka vetëm një person të ndaluar.