Transporti i fëmijëve në shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Transporti i fëmijëve ne shkolla është një nga shqetësimet e prindërve, kryesisht ne qytetet e mëdha. Mund te konsiderohen me fat ata nxënës qe çdo dite shkojnë dhe kthehen nga shkolla te shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit. Sot, shumica e fëmijëve ne Tirane janë si ata nxënës qe pas mësimit, presin mjetin e prenotuar nga prindërit. Shtëpinë e kane kilometra larg shkollës dhe lëvizja vetëm e ne këmbe është tërësisht e pasigurt. Ne pamundësi per t?u shkëputur nga puna, prindërit kane prenotuar taksi apo furgona për transportin e tyre. Por a janë te sigurt fëmijët gjate transportit me furgona apo taksi? Bashkia e Tiranës ka vendosur kritere për mjetet qe këtë vit shkollor do te çojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla. Nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, sqaron se pas 14 tetorit, asnjë furgon nuk do te transportoje nxënës pa u certifikuar nga bashkia dhe pa plotësuar standardet e sigurisë dhe sinjalistikes. Por krahas furgonave, sot shume fëmije transportohen privatisht ose jo edhe nga mjete familjare 4 plus 1 apo 6 plus 1. Duket se kjo kategori automjetesh nuk ben pjese ne vendimin e bashkisë. Vendimi per disiplinimin e transportit te fëmijëve, u mor pak dite para fillimit te vitit te ri shkollor. Mbetet për t?u pare nëse pas 14 tetorit pranë shkollave te Tiranës, do te ketë me shume makina ngjyre portokalli apo automjete te tjera qe do te përdoren per transportin e fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form