Tekstet e çuditshme në shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse dhjetëra libra janë hequr nga qarkullimi per cilësi te dobët, çudite me tekstet ne shkolla nuk mbarojnë. Ky është nje nga librat qe përdoret per orën e Vendlindjes per nxënësit e klasave te pesta ne Tiranë.

Është botuar ne vitin 2008 dhe gjate këtyre viteve nuk është rishikuar asnjëherë, per te pasqyruar ndryshimet e ndodhura ne jetën e kryeqytetit. Autori ka mbetur ne kohen e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha dhe bashkisë me kryetar Edi Ramen, ku Tirana ka ende 11 minibashki.


Por nxënësit e sotëm nuk falin. Dine te tregojnë ndryshimet e ndodhura ne këtë 10-vjeçar. Ne 146 faqe krahas te dhënave te gabuara per ditët e sotme, ne libër gjen me shumice reklama biznesesh private. Madje edhe vendndodhjen e rrugëve e lidh me pozicionin e bizneseve qe kane ndihmuar ne botimin e librit.

Teksti i Vendlindjes është jashtë katalogut te miratuar nga ministria. Për kete arsye ne disa shkolla lejohet te blihet dhe ne shkolla te tjera e mbajnë vetëm mësuesit, ndërsa fëmijët marrin shënime.

Pas shqetësimit te ngritur edhe nga një grup prindërish te shkollës ?Emin Duraku?, vetëm sot, drejtoresha e shkollës u ka komunikuar fëmijëve te mos e mbajnë ne çante.

Ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka asnjë reagim per kete botim qesharak per ditët e sotme, edhe pse kjo lende zhvillohet 2 here ne jave.

Share This Video


Download

  
Report form