Si do hartohen tekstet fetare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-16

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debatit qe ka shkaktuar hyrja e lendes fetare ne shkolla, përfaqësues te grupit te punës sqarojnë projektin e qeverise. Ferrit Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Strategjike ne Ministrinë Jashtme, i ngarkuar per kete çështje, tregon ne emision ?Kapital? se Edukata Fetare nuk cenon laicitetin e shkollës. Kjo lende qe do testohet fillimisht ne 10 institucione arsimore, nuk predikon por jep njohuri mbi fenë, rolin dhe historinë. Ashtu si dhe me herët, drejtues te larte te Ministrisë se Arsimit edhe zoti Hoxha tregoi se kjo lende e rekomanduar nga ndërkombëtaret, synon edukimin e te rinjve kundër dhunës dhe terrorizmit. Historiani Pëllumb Xhufi ka kundërshtuar nismën e qeverise. Sipas tij, ky projekt do te nxisë luftën fetare ne shkolla dhe sherr mes komuniteteve. Projekti i qeverise shqiptare i rekomanduar nga ndërkombëtaret është mbështetur nga komunitete fetare ne shkolla. Edukata mbi fete do te zhvillohet 18 ore ne vit, për klasat e 6 dhe te 10. Programi do te jete i shkrire ne Edukatën Qytetare dhe mësimi do te zhvillohet nga mësuesit e Historisë ose Filozofisë.

Share This Video


Download

  
Report form