http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flaket e zjarri te rene tre dite më parë në zonën e Klosit vazhdojnë të përhapen edhe më shumë. Përfaqësues të shtabit të emergjencave civile për Matin, bëjnë të ditur se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka shkuar në 70 hektarë, ndërsa zjarri ka prekur edhe një pjesë të mirë të pishave në këtë zonë. Kryetari i Shtabit të Emergjencave Civile për Matin Nerim Palluçi, shprehet se situata është bërë vërtetë e vështirë, pasi flaket po i afrohen kurorës së malit të Balgjajt dhe rrezikon të dëmtojë seriozisht ekosistemin. Kreu i shtabit te emergjencave Palluçi ka vënë në dijeni të gjitha instancat qendrore dhe pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë per t?i bere balle situatës.