Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në këto ditë mijëra njerëz janë dyndur drejt Malit te Tomorrit.



Më shumë se 500 mijë qirinj janë ndezur mbi varrin e ?Abaz Aliut?. Besimtarët prej ditësh kane udhëtuar nga Kosova, Maqedonia dhe kudo tjetër ku jetojnë shqiptare drejt vendit te shenjte.



Ne 2416 metra mbi nivelin e detit janë kryer ritet fetare,  ndërsa njerëzit kanë zgjedhur ta kalojnë natën në majën e malit.



Ata shprehen se për ta ky është nje udhëtim i përvitshëm.



Pranë teqesë së Abaz Aliut, Baba Mondi prej disa ditësh tashmë pret dhe përcjell besimtarë te cilët ketë here kane qene edhe me te shumte se vitet e tjera.



Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës. Të gjithë pelegrinët që i bashkohen kësaj feste, bëjnë ?kurban? një qengj për veten dhe familjen. Por drejtuesit e mjeteve ankohen për kushtet e vështira te rrugës.





Dita e fundit e pelegrinazhit ne mali e Tomorrit është 25 gushti, por kulimi i festimeve shënohet ne date 23.

Share This Video


Download

  
Report form