http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
31 te vdekur dhe mbi 100 te plagosur është bilanci i nje zjarri qe përfshiu nje spital ne jugperëndim te Arabisë Saudite. Flaket përfshinë repartin e kujdesit intensiv, maternitetin dhe qendrën e përkujdesjes per te porsalindurit ne katin e pare te spitalit ne qytetin Jazan gjate orëve te natës. Pacientet e spitalit u evakuuan ne pjese te tjera te ndërtesës, ndërsa te lënduarit u transportuan ne spitalet e afert. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u shua pas disa orësh. Shkaqet e rënies se tij janë ende te panjohura, por besohet se flaket mund te jene shkaktuar nga nje defekt elektrik.