http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do ta shihnim nga lart QSUT-ne me shume se nga tabelat dalluese do ta identifikonim nga kryqet e farmacive qe pulsojnë rreth saj. Përqark 16.5 ha te qendrës me te madhe spitalore ne vend numerohen plot 31 farmaci. Ne çdo dy metër një farmaci, te gjitha te përqendruara ne dy hyrjet kryesore te spitalit. Puna ne to gëlon sidomos ne këto muajt e fundit, ku QSUT-ja vuan mungesën e medikamenteve me shume se kurrë ndonjëherë. Madje edhe brenda territorit te spitalit ka farmaci, ku drejtohen se pari pacientet e te afërmit e tyre. Por lidhja mjek - farmaci ne ligj ka dënime te ashpra, edhe pse te pazbatuara ndonjëherë. Sipas kryetarit te urdhrit te mjekut, do te jete e tille derisa te ketë ankesa nga qytetaret te ky institucion. Jo me mbrapa mbetet edhe Spitali Ushtarak ku numerohen rreth 20 farmaci. Deri ne vitin 2010 ligji i shërbimit farmaceutik nuk lejonte ngritjen e farmacive ne një largësi me te afërt se 150 metër njëra nga tjetra. Nëse nuk do te ishte amenduar ky ligj, numrit i farmacive do te ishte me i ulet, jo 700 sa numëron sot Tirana, gjysma e aktivitetit ne te gjithë vendin. Burime nga Drejtoria e Spitalit pohojnë se ne vijim te aksionit për kioskat, do te vendosen mure dhe kangjella rrethuese para farmacive qe ndodhen brenda territorit te QSUT-se. por kjo mase duket e pamjaftueshme.